Një pallat në zonën e “Varri i Bamit” në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte.
Zjarri ka nisur në katin e parë në banesën e një 55-vjeçareje. Nga informacionet mendohet se zjarri mund të ketë nisur për shkak të një hekuri rrobash të lënë në prizë.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur pasoja në njerëz, ndërsa banesa ka pësuar dëme të mëdha.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.12.2023, në lagjen “Varri i Bamit”, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, Prokuroria nis procedim penal
- Del jashtë kontrolli zjarri në qendrën tregtare, përfshihet nga flakët kati i fundit