English

Përfshihet nga zjarri apartamenti në Elbasan, zjarrfikësja në vendngjarje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen ”Vullnetari” në qytetit e Elbasanit dhe mësohet se flakët kanë nisur në kuzhinën e apartamentit.

- Advertisement -

Sipas burimeve zyrtare pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Fillimisht në kuzhinë ishte ndjerë erë gazi, por në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës e kanë ndezur duke neglizhuar marrjen e masave të sigurisë. Bombola e sistemuar në kuzhinë pasi ndezjes ka shpërthyer në flakë duke krijuar ambient të rrezikshëm për shpërthim.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa familjarët të këshilluar nga shërbimi zjarrfikës kanë kyçur fillimisht furnizimin me energji të apartamentit dhe kanë kryet veprimet e rekomanduara nga zjarrfikësit të cilët ndërhynë me shpejtësi për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?