Modeli i të fortit tek të miturit duke përdorur thika e armë të tjera, kohët e fundit duket se po dëshmon pafuqinë e institucioneve për të vepruar.
Dhjetëra raste të raportuar muajt e fundit ku të miturit janë përfshirë në konflikt vë në pikëpytje sigurinë e tyre dhe rolin e Policisë në parandalimin e këtyre ngjarjeve.
“Të gjithë këto eksponent që duhet të konstatohen nga mësuesit apo nga stafi pedagogjik apo institucioni i arsimit duhet të raportohen dhe duhet të jenë nën kujdesin e Policisë së Shtetit gjë që këtu kemi një mungesë bashkëpunimi që nga viti 2013 e në vijim ka mangësi të theksuar të marrëdhënieve polici dhe arsim”,-tha Arben Llangozi.
Për juristët, ligji për të miturit duhet të jetë më i ashpër, pasi edhe në qeli vijojnë të jenë po aq agresiv pa menduar për dëmin që kanë shkaktuar.
“Ata nuk kanë shfaqur pendesë, madje ata janë shprehur se kanë pasur të drejtë pavarësisht pasojës që ka të bëjë me vdekjen e një personi tjetër. Edhe pse janë të arrestuar, agresivitetin e tyre edhe pas hekurave është i rëndë. Duhet të kemi një ashpërsim të Kodit Penal.”
Familja dhe shkolla është baza e çdo edukimi për një shoqëri të shëndosh e cila së fundmi duket se nuk po gjen ekuilibrin mes njëra-tjetrës.
“Ndikimi i rrjeteve sociale është një nga faktorët kryesorë sepse shohin modele dhe marrin modele, nxisin modele dhe transmetojnë modele tek të tjerët duke bërë rolin e të fortit.
Problematikat ndikojnë edhe nga familja që mund të kenë edhe probleme.
I bëj apel të gjithë prindërve që të kujdesen për fëmijët, të kapin ritualin e tyre të ditës, ku e kalojnë ditën, si e kalojnë ditën”,-tha Marsela Lekli, psikologe.
Bashkëbisedimi mes prindërve dhe fëmijëve është i nevojshëm në mënyrë që t’i mbrojnë dhe t’i mbajnë larg të miturit nga përfshirja në vepra kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
- 14 vjeç me pistoletë e fishekë në Vlorë, nuk dihet se ku i mituri e gjeti armën
- Shtyhet për 6 janar seanca për Berishën, avokati: Pse SPAK ka ankimuar masën