English

Përfundon afati që caktoi Hashim Thaçi, Albin Kurti bën përpjekjet maksimale për krijimin e qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pritet të takohen sërish sot, në takimin e tretë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

- Advertisement -

Pas kthimit në tavolinën e bisedimeve dy ditë më parë, palët kanë përafruar pozicionet, duke dhënë sinjale shpresëdhënëse për arritjen e koalicionit.

Ndërkohë, në mesnatë ka kaluar “koha shtesë” prej 48 orësh, që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i kishte dhënë kreut të Vetëvendosjes së Albin Kurtit për të propozuar zyrtarisht mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës, të cilat u zhvilluan me 6 tetor u panë si një sukses për demokracinë politike.

Kur kanë kaluar disa muaj nga ky moment, partitë fituese në Kosovë nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për formimin e qeverisë së re.

Kjo situatë e paqartë ka shtuar mosbesimin tek elektorati, ndërsa nuk kanë munguar akuzat e ndërsjella mes partive fituese dhe atyre që dolën në opozitë pas votës së qytetarëve në muajin tetor.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?