English

Përgatitja për tërmetet, Gjinushi: Akademia e Shkencave do të ketë rol monitorues për studimet e reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në Ilva Now, në Euronews Albania theksoi se në kuadër të masave të marra për të parandaluar pasojat nga tërmetet pas goditjes shkatërruese të 26 nëntorit, Akademia e Shkencave do të luajë një rol monitorues mes universiteteve dhe instituteve që do të merren me hartimin e studimeve të reja.

- Advertisement -

“Një shoqëri përpiqet që të parandalojë ose të parapërgatitet për të përballuar këto teka të natyrës siç janë tërmetet është që të sigurojë që godinat, të gjitha projektet të jenë sa më konform standardeve të kohës.

Edhe Shqipëria ka studimet e veta, qoftë nga studiuesit tanë, instituti i sizmikes, qoftë në kuadrin rajonal. Ajo që u konstatua është një studim që është bërë nga studiuesit tanë i vitit 79, i cili në bazë të saj dhe një harte sizmologjike gjithë zonat sipas riskut që kanë ato, sipas forcës së tërmetit të pritshëm deri ku mund të shkojë”, – tha z. Gjinushi.

I pyetur lidhur me çështjen e konfliktit që pati me presidentin Meta për dekretimin e tij në krye të këtij institucioni, z. Gjinushi deklaroi se ajo është një gjë e zgjidhur ligjërisht tashmë.

“E zgjidhëm me ligj me kohë që tani asambleja bën vetë, kur presidenti s’bën dekretim, atëherë emërimin e shpall asambleja dhe është më mirë kështu sepse presidenti ka dhe zakonin që çdekreton pastaj.

Ka 3 muaj që ka hyrë në fuqi dhe është zbatuar. Te prapaveprimi është shumë delikate të hysh, nuk është si te tërmeti”, – tha z.Gjinushi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?