Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Emiljano Shullazin, në kuadër të megaoperacionit të SPAK.
Në këtë seancë krahas prokurorit Alfred Shehu i pranishëm ka qenë dhe kreu i SPAK Altin Dumani.
Shullazi nuk ka dhënë sqarime në sallënm e gjyqit, ndërsa avokati i tij ka kërkuar pa përdorshmëri për materialet e Sky dhe Enchro Chat dhe ka mohuar përfshirjen e Shullazit në ngjarjet kriminale.
Nga të dhënat e përgjimeve në aplikacionin Sky, rezulton se më datë 10.01.2020, Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që flasin në lidhje me organizimit të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.
Dyshohet se Shullazi, në bashkëpunim me Ervis Martinaj dhe ish-deputetin Arben Ndoka kanë ndërmarrë veprime për vrasjen e të fortit të Niklës, pas dyshimeve të përfshirjes së tij në vrasjen e vëllait të ish-deputetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mega operacioni i SPAK, zbardhet lista me 50 urdhërarrestet e lëshuara (EMRAT)
- Megaoperacioni i SPAK, lihet në fuqi masa arrest me burg për 9 persona (Emrat)