English

Përgjysmohet koha për nxjerrjen e dokumenteve të identifikimit për diasporën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë jashtë vendit do të përgjysmohet, nga 30 në vetëm 15 ditë. Kjo u konfirmua gjatë vizitës së Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, në ambientet e kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve, IdentiTek.

- Advertisement -

Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, tha se përmirësimet teknologjike kanë reduktuar ndjeshëm kohën e përpunimit dhe theksoi rëndësinë e nisjes së “Aplikimeve Mobile” për qytetarët që jetojnë larg ambasadave dhe konsullatave.

“Nga muaji janar do të dërgojmë grupe të dedikuara në shtete si SHBA, Turqia, Gjermania, dhe Italia për të lehtësuar aplikimet,” tha Halilaj. Po ashtu, qytetarët tani mund të aplikojnë veç për letërnjoftimin elektronik, duke ulur kostot.

Ministri Hoxha vuri në dukje rëndësinë e procesit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, duke garantuar kapacitet të plotë për përpunimin e 6,000 pasaportave dhe 15,000 kartave identiteti në ditë. “Kjo është jetike për votën e diasporës,” tha ai.

Halilaj shtoi se IdentiTek po bashkëpunon ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e qytetarëve në platformën elektronike.

Këto masa synojnë lehtësimin maksimal të procesit për qytetarët shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në prag të procesit zgjedhor të vitit 2025.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?