English

Përgjysmohet norma e interesit, Banka e Shqipërisë rrit likuiditetin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin që të ulë normat bazë të interesit nën nivelin 1%, si politikë fiskale lehtësuese në kuadër të vështirësive ekonomike që vendi po ndesh prej pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

“Masat e nevojshme të kujdesit, të marra nga autoritetet publike dhe private për të kufizuar përhapjen e virusit Covid-19 në popullsi, do të kenë një ndikim të dyfishtë në aktivitetin ekonomik”, tha z. Sejko. 

Një aspekt është mbyllja e ndërmarrjeve që do të ulë prodhimin. Por edhe rënia e punësimit do të reduktojë të ardhurat e qytetarëve.

“Nga ana tjetër, distancimi social sjell rënien e kërkesës, si dhe tkurrjen e shitjeve, të të ardhurave dhe të likuiditetit të bizneseve”, deklaroi Guvernatori.

Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet operacionale për disponimin e likuiditet e nevojshëm për qytetarët dhe bizneset, si dhe ka vendosur shtyrjen e kësteve të kredisë për 3 muaj. 

“Objektivi i aksionit tonë do të jetë ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, lehtësimi i kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare, dhe krijimi i premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë në periudhën vijuese”, u shpreh Sejko.

Pavarësisht parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare për një recesion global, Banka e Shqipërisë garantoi se vendi ynë ka një nivel të qëndrueshëm ekonomik dhe financiar, dhe se bankat tona kanë rezerva të larta likuiditeti dhe kapitali. Por gjithsesi duhen marrë masa serioze për të ruajtur një qëndrueshmëri afatgjate.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?