English

Përhapja e COVID-19, mjekët bëjnë thirrje për qetësi dhe japin disa këshilla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Coronavirus ka prekur më shumë se  80,000 njerëz në të gjithë globin. Në Kinën kontinentale ka shkaktuar 2.663 të vdekur dhe është përhapur në të paktën 34 vende të tjera. Covid-19 është një virus që e ka origjinën nga kafshët dhe nuk është shfaqur asnjëherë më parë. Ky virus shkakton vështirësi të mëdha në frymëmarrje, temperaturë të lartë, kollitje deri edhe në pneumoni. Ilacet antigripale nuk ndihmojnë kundër virusit.

- Advertisement -

Edhe pse virusi fillimisht është transmetuar nga kafshët tek njerëzit, tashmë transmetimi ndërmjet njerëzve është bërë normale, veçanërisht në Europë.

Shkalla e vdekshmërisë është rreth 2% në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei dhe më pak në zonat e tjera.  Ndërsa Sars, një lloj tjetër i Coronavirus i shfaqur vite më parë  kishte një  shkallë vdekshmërie më shumë se 10%. Por, ajo që na shqetëson të gjithëve është sesa ngjitës është virusi dhe si mund ta evitojmë marrjen e virusit.

Ndër të tjera mjekët rekomandojnë:

1-Lani duart vazhdimisht sepse dizenfektimi ndihmon në mbytjen e viruseve.

2-Ruani distancat me njerëzit, të paktën 1 metër.

3-Shmangi prekjen e syve, hundës dhe gojës, sepse nga kontakti I vazhdueshëm me sipërfaqet e ndryshme mund të infektoheni lehtësisht.

4-Praktikoni higjienën respiratore dhe sa herë të kolliteni të të mbuloni gojën me pjesën e brendshme të bërrylit.

5-Përdorni maska mbrojtëse, maskat normale nuk ju mbrojnë nga virusi, maska që ju siguron mbrojtjen quhet N95.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?