English

Autoritet kineze: Koronavirusi “po bëhet më i fortë”  teksa numri i viktimave në rritje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Shëndetësisë së Kinës tha se vendi po hyn “në një fazë të rëndë dhe të ndërlikuar” pasi aftësia e një llojit të ri të virusit është duke u forcuar.

- Advertisement -

Duke folur nga Pekini, Ma Xiaowei nuk ka pranuar të llogarisë se sa gjatë do iu duhet autoriteteve për ta sjellë situatën nën kontroll.

Ai tha se njohuritë e tyre janë ende shumë të kufizuara për mekanizmat sesi përhapet virusi, si dhe rreziqet e mutacionit të tij.

Gao Fu, Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Përhapjen e Sëmundjeve, u tha gazetarëve se shkencëtarët janë duke studiuar virusin dhe mënyrën sesi ai reagon me vëmendje por se deri më tani nuk janë vënë re ndryshime të dukshme.

Kjo vjen pasi Qendra Europiane për Kontrollin edhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi se me shumë gjasë do “të ketë më shumë raste të importuara” nga Kina, ndërkohë që Franca njoftoi se kishin zbuluar tre raste, dy nga Parisi dhe një nga Bordoja.

Autoritetet franceze konfirmuan më tej se pacientët ndodhen “në gjendje të mirë shëndetësore” dhe se frika e përhapjes së epidemisë në Europë është e parakohshme.  

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, tha se “ është krejtësisht i sigurt” për gjendjen e tre pacientëve, ndërsa doktori që po trajton dy pacientët në Paris tha se sëmundja duket më pak serioze në krahasim me rastet e epidemive në të shkuarën, raporton AP.

Ndërsa, Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se gjendja paraqitet e “rëndë” në Kinë.  

Agjencitë e udhëtimit kanë marrë urdhër të pezullojnë shëtitjet e grupeve turistike, ndërsa qendra e Wuhan është plotësisht e mbyllur, së bashku me një duzine qytetesh të tjera.

Raste të tjera janë raportuar edhe në Australi, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Tajlandë, Japoni, Malajzi, Korenë e Jugut, Vietnam dhe Singapor.

Dr. Yazdan Yazdanpaneh, mjeku që po përkujdeset për dy pacientët në Paris, konfirmoi se dy pacientët janë një çift nga qyteti Wuhan, aty ku dhe u shfaq për herë të parë sëmundja.

“Çifti mbërriti në Francë më 18 janar pa paraqitur simptoma të virusit, por njëri prej tyre nisi të shfaqte simptoma të nesërmen, duke ia kaluar dhe tjetrit”, tha doktori.

Ata po qëndrojnë në dhoma të ndryshme, me pajisjet e duhura dhe janë në gjendje të mirë psikologjike dhe fizike. Tha Dr. Yazdanpaneh.

Duke nisur nga e diela, disa ekipe mjekësore do jenë të pranishëm në aeroportet e Francës, më së shumti në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris, për të asistuar pasagjerët që vijnë nga qytete të ndryshme të Kinës, qoftë me pyetje, shqetësimet që ata mund të kenë, apo edhe nevoja mjekësore, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon. 

Në Kinë janë konfirmuar deri më tani rreth 2 mijë raste, ndërsa në provincën Hubei, ku dyshohet se  është dhe epiqendra e virusit, janë konfirmuar 56 të vdekur.  

Të shtunën, Australia konfirmoi rastin e parë të viktimës së prekur nga koronavirusi, një burrë në të pesëdhjetat i cili sapo ishte kthyer nga Kina.

Kanadaja gjithashtu konfirmoi rastin e saj të parë gjatë së shtunës, një person që po kthehej nga Wuhan. Sipas mjekëve ai është në gjendje të qëndrueshme, por është duke u mbajtur në izolim. Pacienti është shtruar në spital një ditë pasi ka mbërritur në Toronto.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar rastin e tyre të dytë, një grua në të gjashtëdhjetat nga Çikago, e cila është shtruar në spital pasi u kthye nga Kina.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk virusi nuk konsiderohet ende “një emergjencë shëndetësore globale”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?