English

Përhapja e lajmeve false për coronavirusin, Prokuroria nis hetimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës në një reagim të bërë sot, bën të ditur se ka nisur hetimet kryesisht lidhur përhapjen e lajmeve të rreme për coronavirusin në Shqipëri.

- Advertisement -

“Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë”, thuhet në reagimin e organit të akuzës.

Prokuroria e Tiranës mësohet se ka përfshirë dhe agjentë të antiterrorist në hetimin e kësaj çështjeje. 

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati sqaroi masat e prokurorisë në studion e Euronews Now dhe tha se hetimi nuk lidhej vetëm me një rast të bërë publik ditën e djeshme të një mesazhi zanot që qarkulloi në platformën Whats App.

Një vajzë dëgjohej në mesazh teksa bënte thirrje për marrjen e masave kundër coronavirusit, pasi sipas saj të afërm e kishin informuar se ekzistonin 12 persona të infektuar në Shqipëri, të cilët qeveria nuk i bënte publik.

Autoritetet mohuan vërtetësinë e informacionit të përhapur nga mesazhi zanor dhe bënë thirrje që qytetarët të mos lejojnë panikun t’i pengojë arsyetimin, si dhe t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare.

Kodi Penal në nenin 267 parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vjet burg për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?