Sekretari për çështjet ligjore të Partisë Demokratike, Indrit Sefa iu përgjigj Gazment Bardhit për çështjen e përjashtimit të deputetëve.
Sipas tij duhet kujtuar data 10 janar 2022, kur me votat e tyre përjashtuan pikërisht këta deputetë për të cilët sot ju vjen keq.
Ai shkroi në komunikatën e tij se më 26 shtator, Kuvendit të Shqipërisë i është komunikuar lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH dhe kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimmarrja, nuk duhet të shqetësohet
“Partia Demokratike nuk ka bëre asgjë më shume sesa i ka lehtësuar dilemën Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputetë dhe i ka dhënë mundësinë që të jenë ligjërisht, fizikisht dhe mendërisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë. Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimmarrjet dhe qëndrimet e secilit, të mbajtura në organet e brendshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bëjme gabimet e të kaluarës,” – u shpreh Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Java e dytë censit 2023| INSTAT: Për çdo ankesë kontaktoni në numrin jeshil
- Përjashtimi i 11 deputetëve nga PD, reagon Gazment Bardhi