English

Përjashtimi i deputetëve, Gjekmarkaj: Basha mashtron për t’ia faturuar Bardhit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar 11 deputetë që i përkasin grupit të Berishës është mashtrim publik.

- Advertisement -

Sipas tij, në janar të vitit 2022, disa prej emrave nuk kanë qenë fare pjesë e kuvendit, e një pjesë tjetë  ka qenë prezent vetë në mbledhjen e kryesisë.

“Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet ti përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situata komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë.
Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesaduket paska dashur me qenë një kloun, shërbyes i qeverisë.
Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thot që ky vendim është marrë para një vit e gjysëm, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë.
Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz. Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë.
Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë,” – deklaroi Gjekmarkaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×