English

Naftëtarët e Ballshit në Euronews Albania: Nuk duam lëmoshë, kërkesat tona janë bazike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Greva e urisë së punonjësve të rafinerisë së Ballshit ka hyrë sot në ditën e dhjetë, kurse gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet. Euronews Albania ka mësuar se njëri prej grevistëve është dërguar me urgjencë për në spitalin e Ballshit. Bëhet fjalë për naftëtarin grevist Jonuz Muçaj, i cili ka shfaqur sot probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ka lënë grevën e urisë për të marrë mjekim të specializuar në spital.

- Advertisement -

Prej 10 ditësh naftëtarët e uzinës së përpunimit të thellë në Ballsh kanë nisur një grevë urie pasi prej afro dy vitesh nuk kanë marrë pagat. Për shqetësimin dhe problematikat e naftëtarëve ka folur zëvendësi i Komunitetit të Grevës, Sokol Dautaj.

Në një lidhje telefonike me Euronews Albania, z. Dautaj tha se gjendja e grevistëve është e rëndë, pasi sipas tij, ata kanë zgjedhur të refuzojnë shërbimin mjekësor si edhe shërbimet e tjera bazike.

“Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ne sot ndodhemi siç e thatë edhe ju në ditën e dhjetë të grevës së urisë, jo vetëm gjendja e tij, por edhe gjendja e kolegëve është shumë rënduar, për arsye sepse ata kanë refuzuar shërbimin mjekësor, kanë refuzuar edhe ujin e pijshëm”-tha ai.

Ai tha se kërkesat e naftëtarëve të Ballshit janë kërkesa të thjeshta ekonomike, duke shtuar se nuk po kërkojnë lëmoshë, por të drejtat e tyre të mohuara. Zëvendësi i Komunitetit të Grevës theksoi se naftëtarëve të Ballshit iu është premtuar zgjidhje nga kompania dhe nga pala ligjore, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

“Grevistët janë shumë të vendosur, pasi ata kanë një kërkesë bazë, e cila është kërkesë ekonomike. Në momentin që ne flasim, ata janë shumë të zhgënjyer për arsye sepse gjatë kontakteve që kemi pasur, qoftë me palën e kompanisë, qoftë me anën ligjore, që kemi zhvilluar takime të niveleve të larta na është premtuar se dita e premte ose dita e hënë do të kishte një zgjedhje të problemeve tona ekonomike. Gjë që nuk u realizua. Sot ne ndodhemi në ditën e mërkurë dhe kolegët e mi jo vetëm që janë të mërzitur, por janë edhe të stresuar. Të dyja palët i kanë në tavolinë kërkesat tona, janë shumtë të qarta. Ata po hedhin topin sa tek njëra palë sa tek tjetra, prandaj ne i jemi drejtuar palës së tretë, rrugës ligjore, nuk kemi kërkuar lëmoshë, por ne kërkojmë një zgjidhje të shpejtë ekonomike”-tha mes tjerash ai.

Lexoni gjithashtu:

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit dalin në protestë, shoqëritë akuzojnë njëra-tjetrën

Zv. Ministri Ilir Bejtja: Nuk mund ta detyrojmë Bankers të furnizojë rafinerinë e Ballshit me naftë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?