English

Përkujtohet Holokausti, 41 krerë shtetesh në Izrael, mes tyre dhe Presidenti Meta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot në 23 janar në Jeruzalem është përkujtuar 75-vjetori i çlirimit të kampit famëkeq të Aushvitz e po ashtu sot është edhe dita ndërkombëtare e kujtimit të “Holokaustit”.

- Advertisement -

eventin e organizuar nga presidenti Izraelit Rivlin marrin pjese rreth 41 krerë shtetesh dhe emra të tjerë të njohur sikurse Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve SHBA-së, Nancy Pelosi, Presidenti Francez, Emmanuel Macron, ai rus Putin, por edhe Presidenti, Ilir Meta.

Ministria e Jashtme e Izraelit bën me dije se ky përkujtim ka dy qëllime kryesore: Kujtimi i holokaustit dhe lufta ndaj antisemitizmit.

Presidenti i Izraelit në fjalën e tij para liderëve të botes tha se kjo datë nuk është vetëm kujtimi i viktimave të Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore, por shënon “fitoren e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?