English

Përleshje në parlamentin e Turqisë për politikat e Erdogan në Siri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të mërkurën, parlamenti turk është bërë objekt i diskutimeve të ashpra mbi përfshirjen e Turqisë në Siri, ngjarje e cila është përshkallëzuar në një përleshje midis opozitës dhe partisë së Erdoganit.

- Advertisement -

Imazhet filmike tregojnë dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan teksa shtyhen me ato të partisë kryesore opozitare.

Nga pamjet duken disa deputetë duke gjuajtur me grusht ndërsa të tjerë teksa përpiqen të ndajnë përleshjen.

Zënka të këtilla janë të shpeshta në parlamentit turk.

Përplasja e së mërkurës nisi kur Engin Ozkoc i partisë opozitare u ngjit në katedër. Gjatë një konference për shtyp pak më parë,  Ozkoc e quajti Erdoganin “të pandershëm, të ulët dhe tradhtar”.

Ai gjithashtu e akuzoi presidentin se kishte dërguar fëmijët e popullit turk për të luftuar, ndërsa fëmijët e tij pretendohet se e kanë shmangur shërbimin afatgjatë ushtarak.

Gjatë një fjalimi për anëtarët e partisë së tij, vetë Erdogani bëri po të njëjtat akuza mbi opozitën, duke i kritikuar që kishin vënë në dyshim ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në provincën e Idlibit, në Siri.

Tensionet janë mjaft të ndezura pas vdekjes së rreth 50 ushtarëve turq në Idlib në muajin e fundit, duke përfshirë edhe 33 ushtarë që humbën jetën gjatë një sulmi të enjten.  

Turqia dërgoi mijëra trupa në Siri për ndaluar ofensivën e qeverisë siriane e mbështetur nga Rusia që të rimarrte provincën e Idlibit dhe për të mbështetur luftëtarët opozitarë sirianë që kanë mbetur aty.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?