English

Përlotet motra e ish-kryebashkiakut të Korçës që vdiq në varfëri: Ishte njeri i madh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryebashkiaku i Korçës, Robert Kotmillo, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 85-vjeçare. Ai drejtoi bashkinë e qytetit juglindor nga viti 1996 deri në vitin 2000. Në një intervistë të dhënë për Euroneës Albania, motra e tij, Evelina Kotmilo, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen, duke e kujtuar Robertin si një njeri të jashtëzakonshëm.

- Advertisement -

“Bertin do ta kujtojmë si një njeri të madh, jashtëzakonisht të madh. Bënte shumë për njerëzit, i ndihmonte të gjithë. Na donte shumë dhe e kemi dashur shumë, pavarësisht se ai vitet e fundit zgjodhi të jetonte vetëm,” tha ajo mes lotësh.

Në intervistën e tij të fundit për Euronews Albania, të dhënë më 19 tetor 2024, Robert Kotmillo foli për jetën e tij dhe përkushtimin në karrierën e tij, duke zbuluar se jetonte i vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike. Ai tregoi se, megjithëse pati një karrierë të pasur, ajo nuk i la asgjë pas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?