English

Përlotet Topalli: S’jam larguar nga PD, nuk e mendoja të korruptohej opozita

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeparlamentrja dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demorkatike, Jozefina Topalli është përlotur teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar.

- Advertisement -

Topalli u shpreh se kurrë nuk është larguar nga Partia Demorkatike edhe pse krijoi një forcë të re politike.

Ajo tha se para vitit 2005, kur PD askokohe ishte në opozitë, askush nuk i quajti opozitë e rremë, teksa shtoi se nuk e mendonte se një opozitë mund të korruptohej apo të digjte mandatet.

“Para vitit 2005, askush nuk na quajti opozitë e rremë, nuk e mendonim se mund të korruptoheshe në opozitë. Nuk vinim gjoba, nuk shisnim misionin e opozitarizmit, nuk këmbenim me zarfe vendet e deputetëve, nuk digjnim mandatet, nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk imagjinonim t’i hidhnim gaz mbështetësve tanë”, deklaroi ish-kryeparlamentrja.

Sipas Topallit, Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte hapi i parë i rëndësishëm për t’u ndarë nga pazaret me pushtetin.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?