Besimtarët katolikë u mblodhën për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut në këmbët e Bazilikës së Shën Pjetrit për të tretën natë rresht, teksa mjekët thonë se gjendja e tij është përmirësuar lehtësisht.
Murgesha me rruzare, turistë dhe priftërinj studentë ishin mes atyre që iu bashkuan magjisë së ceremonisë së mbajtur në Vatikan. Ata u udhëhoqën nga një kardinal që u lut që Ati i Shenjtë të mund të rifillojë nga puna sa më shpejt të jetë e mundur.
Grumbullimet e njerëzve filluan të hënën pasi gjendja shëndetësore e Papës 88-vjeçar mori një kthesë dramatike në fundjavë. Ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe kishte nevojë për transfuzion gjaku.
Por deklaratat e fundit të mjekëve sugjerojnë se tani ai është i aftë të ulet në karrigen e tij, të hajë normalisht dhe madje të bëjë punë të lehta, si leximi dhe nënshkrimi i dokumenteve.
Disa nga besimtarët u shprehën se në fillim ishin trembur nga lajmet, por shtuan se me përmirësimin e gjendjes së Papa Françeskut ndiheshin më mirë.
“Papa Françesku është shumë popullor tek të rinjtë pasi është shumë i hapur me ta dhe në një botë që është bërë paksa e frikshme, ai na jep shpresë,” tha një besimtare e ardhur nga Franca.
Por pavarësisht përmirësimit të lehtë, ekipi mjekësor i Atit të Shenjtë ende nuk ka dhënë prognoza. Ai u shtrua në spitalin “Gemelli” të Romës më 14 shtator, me pneumoni të dyfishtë dhe sipas Vatikanit, një skanim i mushkërive ka treguar një “evolucion normal,” gjë që sugjeron se ai po reagon ndaj trajtimit mjekësor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë uron shërim të shpejtë për Papa Françeskun
- Në gjendje kritike për jetën, Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital