Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.
Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit, 37-vjeçari kanos me hanxhar policët
- Tiranë, vijojnë rastet e dhunës në familje, 4 të arrestuar vetëm në fundjavë