English

Përpjekje për koalicionin qeverisës, deputeti i VV: Marrëveshja do finalizohet, e kundërta dëmton Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy liderët e partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë mbledhur në orën 17:00 në ambientet e Kuvendit për të diskutuar rreth një koalicioni të mundshëm për formimin e qeverisë. Rreth 1 orë më pas, atyre u janë bashkuar edhe ambasadorët e QUINT-it si dhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova.

- Advertisement -

Në një lidhje skype me Ilva Now në Euronews Albania, deputeti i lëvizjes Vetëvendosja, Haki Abazi shpjegoi shkaqet që kanë çuar në dështimin e përsëritur të negociatave mes 2 partive fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas Abazit, thirrja e përfaqësuesve të Quintit në takimin e radhës mes LDK dhe VV nuk ka pasur aspak qëllim që ata të luanin rolin e negociatorëve apo të vendosnin si do të ndahen postet, por prania e tyre thjesht në rolin e vëzhguesit mund të jetë katalizator për arritjen e marrëveshjes.

“Në takimin e djeshëm mes LDK dhe VV është arritur një ujdi që të jenë të pranishëm, jo rol ndërmjetësues, është një prani e dakordësuar nga të dy subjektet. Ndonjëherë prania e palës së tretë vrojtuese mund të jetë katalizator i arritjes së marrëveshjes;  nuk jemi në kushtet kur ambasadorët do nxjerrin zarfat e të përcaktojnë postet”, tha deputeti i VV.

Z.Abazi shpjegoi se ngërçi në bisedime nuk lidhet me postin e presidentit por atë të kreut të parlamentit, i cili u zgjodh me 71 vota nga pala e Vetëvendosjes dhe nuk mund të zhbëhet.

Zhbërja e një vendimi të marrë ku u zgjodh me 71 vota është cenimi i një parimi demokratik.

“Jam shumë optimist se marrëveshje do të arrihet. Kostoja e mosarritjes së një marrëveshjeje është shumë e lartë për Kosovën dhe do krijonte hapësirë me pikëpyetje për parti që nuk kanë kontribuuar për të mirën e vendit”, tha z.Abazi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?