English

Përplasen 2 automjete në aksi Korçë-Pogradec, 2 të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

- Advertisement -

Policia tha se aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasi Ll. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar  2 pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?