English

Përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren, Apeli jep dënimin për Arjan Tasen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tase, ish-policin që shkaktoi vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit, në gusht të vitit 2022.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi më 2 gusht 2022, dhe fillimisht u ngrit akuza për vrasje nga pakujdesia. Megjithatë, pas hetimeve, prokuroria e Vlorës e ndryshoi akuzën në vrasje me dashje. Tase, i cili ishte shef i Policimit në Elbasan, u përjashtua përfundimisht nga Policia e Shtetit nga ish-drejtori Gledis Nano.

Arjan Tase, i cili po drejtonte një gomone të fuqishme në një zonë të ndaluar, brenda kordonit ku laheshin qytetarët në plazhin e Potamit.

Mjeti lundtues goditi fëmijën që po lahej në det bashkë me të atin. Përplasja nga helikat e gomones, rezultoi fatale për 7-vjeçaren e cila humbi jetën në vend.

Familja e viktimës, e cila jetonte në Angli dhe ishte kthyer për pushime në Shqipëri, ku pësoi dhe humbjen tragjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?