English

Përplasja me armë në Kallmet, prokurori kërkon 40 vite burg për personat e përfshirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Lezhës ka paraqitur pretencën për dy të akuzuarit për përplasjen me armë që tronditi zonën e Kallmetit në prill të vitit 2022, ku ish-kreu i Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, dhe bashkëfshatari i tij, Altin Marku, patën njëë përplasje të armatosur në mes të rrugës.

- Advertisement -

Për Altin Markun, organi i akuzës kërkon 28 vite burgim, duke përfshirë 22 vite për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dhe 6 vite për “Mbajtjen pa leje të armëve”.

Për Besnik Simonin, kërkohet një dënim prej 12 vitesh, përfshirë 6 vite për “Vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe 6 vite për “Mbajtjen pa leje të armëve”.

Konflikti ndodhi më 1 prill 2022, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Të dy personat qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, duke shkëmbyer plot 28 të shtëna. Fillimisht, Simoni u raportua i plagosur në një atentat, ndërsa Marku u gjet më vonë i plagosur në një banesë.

Hetimet zbuluan se konflikti kishte nisur nga Altin Marku, i cili kishte qëlluar i pari. Ai pretendoi për vetëmbrojtje, por provat e mbledhura nga hetuesit treguan ndryshe. Ndërsa arma që Simoni dyshohet të ketë përdorur nuk është gjetur, ndërkohë ai ka mohuar që ka qëlluar ndaj Markut.

Pas ngjarjes, të dy personat u arrestuan. Gjashtë muaj më vonë, Besnik Simoni u lirua nga paraburgimi dhe iu dha masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, vendim që u apelua nga prokurori Françesk Ganaj. Përkundër lirimit të Simonit, Altin Marku vazhdoi të qëndronte në paraburgim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?