English

Përplasja me Presidentin, Dvorani nxjerr shkresën: Meta shkeli kompetencat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ardian Dvorani, është marrë sot në pyetje në Komisionin Parlamentar Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Z. Dovrani, i cili mban detyrën e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka një përplasje lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Presidentin.

- Advertisement -

Presidenti Meta e ka akuzuar z. Dovrani se përmes manovrave, ka pasur si synim t’i heqë kompetencat Kreut të Shtetit që përcaktohen në Kushtetutë. Ai u shpreh se Presidenti ka tejkaluar kompetencat duke i tërhequr vëmendjen KED-it për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti duhet të ishte i vetëpërmbajtur në këshillimet që i jep KED, duke i thënë se kujdes kur bëni përzgjedhjen. Na tërhoqi vëmendjen, kujdes se po bëni gabim me anë të një letre dërguar në gusht 2019. Letra vinte kur kishte ngelur dhe një kandidate për të kaluar procesin e verifikimit”, u shpreh kreu i KED, duke lënë të nënkuptohet se synimi i Metës ka qenë për të ndikuar në vendimin e KED për kandidaten, pa dhënë emrin e saj.

Z. Dvorani duke folur për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese tha se, pas verifikimeve ishin shumë pak kandidatë që u kualifikuan për vakancat, pasi për vakancën e parë nga 22 kandidatë mbetën vetëm 4 kandidatë, ndërsa në total për të gjithë vendet bosh, mbetën vetëm 6 kandidatë.

“Kishim vetëm 6 kandidatë për 4 vende vakante. Në 21 shtator u thirr mbledhja e KED për të miratuar listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant veç e veç”, u shpreh z. Dvorani.

Sa i takon respektimit të radhës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese,  KED tha z. Dvorani e ka ezauruar procesin me miratimin e listave. Pasi pjesa tjetër mbetet procedurë administrative.

Për dërgimin e listave, ku z. Meta pretendon se nuk është respektuar rendi, z. Dvorani tha se, “nuk kemi marrë asnjë vendim kolegjial të kësaj natyre pasi Këshilli mendonte se kjo nuk është një çështje që duhej zgjidhur nga KED”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?