English

Përplasja me Metën, PS bën gjysmë tërheqjeje pas raportit paraprak të Venecias

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një reagim në rrjetet sociale thotë se raporti paraprak i Komisionit të Venecias mund të ndryshojë deri në miratimin e variantit përfundimtar që do të bëhet me 20 mars.

- Advertisement -

Z. Balla nënvizon se “shpërndarja e copëzave apo fjalive të veçanta në raste të mëparshme të drafteve paraprake ka dëmtuar kredibilittin e procesit të konsultimit me Komisionin e Venecias”.

Për këtë arsye, shton ai, PS do të ndjekë kërkesën e Venecias për të mos bërë publike asgjë ndërkohë që ekspertët e saj po përgatisin perëndimet mbi raportin paraprak që do të paraqiten gjatë miratimit të opinionit përfundimtar.

Për të gjitha këto, Partia Socialiste ka vendosur që dekretin e Presidentit, Ilir Meta për kthimin e ligjit që ka të bëjë me betimin e gjyqtarëve, nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend deri në vendimin final të Venecias për këtë çështje.

Parlamenti dhe Presidenti i kanë kërkuar Komisionit të Venecias të interpretojnë mënyrën e përzgjedhjet së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të cilën z. Meta ka pretenduar se i kanë shkelur kompetencat dhe se mazhoranca ka tentuar t’i përvetësojë të drejtën e emërimit të një prej anëtarëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?