Në një lidhje direkte me Euronews World, ministrja e drejtësisë në qeverinë shqiptare Etilda Gjonaj, ka folur mbrëmë në lidhje me krizën politike në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë e ka përkufizuar përplasjen mes qeverisë dhe presidentit thjesht si një çështje të drejtësisë.
‘Por, siç e përmenda, gjithçka ka të bëjë me drejtësinë, ne po përpiqemi të vendosim një reformë radikale që do të garantojë shtyllat kryesore të sundimit të ligjit që do të thotë të kemi një sistem drejtësie të paanshëm, të pavarur, transparent dhe jo të korruptuar. Dhe është shumë e vështirë të ndryshohet mendësia, dhe jo mendësia e qytetarëve, por ajo e politikanëve”, tha ministrja Gjonaj.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka akuzuar Etilda Gjonajn dhe institucioni që ajo drejton për veprime antiligjore që çojnë në grusht shtetit. Për këtë, Meta ka depozituar në SPAK një kallëzim për të dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë.
Kreu i shtetit shqiptar ka ftuar qytetarët në tubimin e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas Ilir Metës, ky tubim do të godasë çdo tentativë që synon të vë në zbatim strategjinë për grushtin e shtetit.
Intervista e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajn:
Jannat Jalil: Teksa shohim zgjedhjet e vitit të kaluar, opozita i bojkoti duke thënë se ishin të manipuluara, të lidhura me krimin e organizuar, dhe është e jashtëzakonshme apo jo, që presidenti i një vendi po bën thirrje për protesta masive kundra qeverisë, kjo është një shenjë se ai beson që proceset politike nuk po funksionojnë se kjo nuk është një qeveri vërtetë demokratike, akuza e tij është se ju po përqendroni pushtetin rreth vetes me të gjithë këto reforma.
Ministrja Gjonaj: Në fund të fundit bëhet fjalë për drejtësinë. Ne po përpiqemi të implementojmë këtë reformë siç parashikohej që në fillim, edhe formula dhe procedura e Gjykatës Kushtetuese janë hartuar me ekspertizën e ekspertëve të Komisionit Evropian, dhe Shteteve të Bashkuara. Kështu nuk mund të thuhet se presidenti ka komente mbi mënyrën se si Gjykata Kushtetuese po kapet..
Jannat Jalil: Por në vend që të punoni me presidentin, ju po përpiqeni ta shkarkoni-ai ka shqetësime serioze, ç’po bëni ju për t’i adresuar këto shqetësime? Ndërkohë opozita ka një besim aq të ulët sa as nuk u fut në zgjedhje vjet.
Ministrja Gjonaj: Ka pasur një numër veprimesh nga Presidenti i Republikës, dhe kjo është arsyeja pse ka një komision që po heton gjithë procedurat dhe vendimet e Presidentit. Por, siç e përmenda, gjithçka ka të bëjë me drejtësinë, ne po përpiqemi të vendosim një reformë radikale që do të garantojë shtyllat kryesore të sundimit të ligjit që do të thotë të kemi një sistem drejtësie të paanshëm, të pavarur, transparent dhe jo të korruptuar. Dhe është shumë e vështirë të ndryshohet mendësia, dhe jo mendësia e qytetarëve, por ajo e politikanëve.
Lexoni gjithashtu:
Meta nga studiot qendrore të Euronews: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë nga regjimi njëpartiak