English

Përplasje mes policisë e tifozëve në ndeshje Vllaznia-Tirana, shoqërohen 5 prej tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona pasi hodhën kapsolla në fushë gjatë ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, që u luajt mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi’ të Shkodrës.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi policia bën me dije se rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë.

Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë.

Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?