English

Përplasje në Komisionin e Etikës, deputetët e PD “pushtojnë” zyrën e Bushkës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetët e PD janë futur në zyrën e kryetares së sekretariatit të etikës, Klotilda Bushka dhe kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat.

- Advertisement -

I pranishëm në ambientet e Kuvendit ishte edhe Sali Berisha, ndërkohë më herët për të marrë pjesë në mbledhjen e sekretariatit të etikes erdhën edhe një pjesë e deputetëve të PD.

“Nuk e bën dot pa praninë tonë se nuk ta lejon rregullorja”, ju drejtua Vokshi, Bushkës.

“Do ju numëroj të gjitha shkaqet pse ata janë të vendosur të protestojnë in ekstremis. Ky parlament bandisesk nuk meriton të ekzistojë, ky parlament përfaqëson jo interesat e qytetarëve por të kësaj pseudomazhorance që kërkon të asgjësojë të drejtat e opozitës. Ne kemi vendosur që këtë protestë ta bëjmë në këtë ndërtesë në emrin tuaj në mënyrë që ju të keni përfaqësuesit tuaj në parlament. Deputetët e PD erdhën këtu që të angazhohen në një debat të hapur për të kuptuar shkaqet e përjashtimit të tyre. Ne do të protestojmë në çdo skaj dhe ose do vendosim parlamentarizmin ose parlament banditët nuk do kenë”, tha Berisha live në Facebook e tij.

Partia Socialiste ka kërkuar që 7 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtohen nga punimet e Kuvendit, për shkak të bllokimit që i bënë punimeve të parlamentit të hënën.

Euronews Albania ka mësuar emrat e deputetëve që kërkohen të përjashtohen, të cilët janë: Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?