Ka nisur me përplasje seanca plenare e mbajtur këtë të hënë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren në shenjë proteste ndërsa kryeparlamentarja ka tentuar të vijojë seancën normalisht.
Ata kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.
Kjo përplasje vjen pasi deputetët e opozitës paralajmëruan se nuk do të kishte më marrëdhënie institucionale mes opozitarëve dhe mazhorancës në parlament, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.
Në ambientet e jashtme të parlamentit deputetët opozitar kanë nxjerrë karriget e u kanë vendosur flakën.