English

Përplasje të forta mes refugjatëve dhe policisë greke, Mitsotakis: Turqia ka shkelur marrëveshjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbetet e tensionuar situata në kufijtë turko grek, ku nuk kanë të ndalur përplasjet mes policisë greke dhe migrantëve. Refugjatët janë përpjekur të kalojnë kufirin ndërsa autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

- Advertisement -

Emigrantët  u përpoqën të rrëzonin portat e një kalimi kufitar. Mbi një duzinë njerëz tërhoqën një litar, ndërsa  forcat e sigurisë qëndruan në anën tjetër të vendkalimit kufitar Kastanas.

Autoritetet greke janë shprehur të vendosura se nuk do të lejojnë kalimin e refugjatëve ilegalë ndërsa ka deklaruar se të gjithë do të depërtohen në vendet e tyre.

Dhjetëra mijëra migrantë janë përpjekur të hyjnë në Greqi, një shtet anëtar i BE-së, pasi Turqia bëri me dije  se nuk do të përpiqej t’i mbante ata në territorin e saj siç u ra dakord në vitin 2016 me BE.

Nga ana tjetër, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për CNN u shpreh se marrëveshja për emigrantët e nënshkruar mes Turqisë dhe BE në 2016 është e vdekur, kjo pasi Turqia sipas tij ka shkelur marrëveshjen pas asaj që ndodhi në Siri.

Pavarësisht tensioneve të shumta midis Greqisë dhe Turqisë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje rojeve bregdetare të parandalojnë çdo përpjekje të emigrantëve për të arritur brigjet e Evropës me varkë, në një kohë kur rreziku është tejet i madh.

Ndërkohë që ende janë me mijëra emigrantë  që presin në kufi për të kaluar në anën tjetër. Mitzotakis e akuzoi Turqinë se po i përdor emigrantët për të shantazhuar Evropën, por se ata nuk do të bien pre e presionit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?