English

Përplasjet me Iranin, Hungaria i kërkon BE-së të mbështesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka kërkuar Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim më të përafërt me SHBA-në dhe Izraelin sa i përket mosmarrëveshjeve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit.

- Advertisement -

Ndryshe nga Gjermania dhe tjera shtetet te cilat vendosen te tërheqin përkohësisht trupat nga Iraku, Kryeministri hungarez tha se Budapesti do t’i mbajë forcat ushtarake në këtë shtet, për sa kohë që qeveria në Bagdad qëndron pranë marrëveshjes midis dy vendeve.

Sidoqoftë, Orban shtoi se ekzistojnë planet e gatshme në rast se trupat hungareze duhen evakuuar, dhe kjo do të  ndodhë  nëse Iraku tërhiqet nga marrëveshja.BE-ja dhe  Hungaria kanë një prezencë prej rreth 150 ushtarësh në rajonin kurd të Irakut.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se ai ka biseduar me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, nga i cili ka kërkuar që Teherani të respektojë marrëveshjen e 2015-ës.Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen sot në Bruksel, për të diskutuar tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?