Një 40-vjeçar është shoqëruar në polici këtë të hënë, pasi përplasi me gomone një të mitur i cili po notonte në breg të detit.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Jonufrës, teksa fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pak ditë më parë në plazhin e Jalës, një gomone doli në breg dhe përplasi dy pushues. Një nga personat u lëndua në fytyrë dhe brinjë.
Euronews Albania siguroi pamjet e kamerave të sigurisë, lidhur me këtë ngjarje.
Nga pamjet e siguruara, shihet se personi i cili drejtonte gomonen, 37-vjeçari Gjergji Priftuli kryen manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut.
Më pas, ai drejtohet me shpejtësi drejt bregut dhe humb kontrollin e mjetit lundrues duke përplasur dy pushuesit.
LEXONI GJITHASHTU