Prej disa ditësh Renato Grabova, po lufton ne flakët në Gjirokastër. Shuarja e zjarreve masive nuk kanë qenë të lehta për të dhe kolegët e tij.
“Kemi ndenjur edhe dy ditë pa shkuar në shtëpi sipas intensitetit të zjarreve, ne nuk kemi orar ra telefoni ne vijmë gjithmonë në repart”,-tha zjarrfikësi Renato Grabova.
Prej 10 vitesh pjesë e këtij profesioni, për të kjo verë nuk do të harrohet lehtë. Situatën e shkaktuar nga zjarret e kësaj vere në Dropull dhe Gjirokastër, Renatoja e cilëson ndër më të vështirat. Sipas tij në fshatrat e Dropullit ka qenë ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës që ka shpëtuar jetën e banorëve si dhe shtëpitë nga zjarret masive në kullota
“Kemi shpëtuar sidomos në Dropull kishte zjarre shumë masive, terreni shumë i vështirë, mjetet nuk shkonin të gjitha në vendngjarje sepse rrugët janë të ngushta nuk kalojnë makinat, me mjete rrethanore e kemi mbajtur zjarrin të mos ketë asnjë shtëpi të djegur, asnjë njeri të lënduar”, tha Grabova.
Babai i dy fëmijëve thotë se profesionin e zjarrfikësit e ka zgjedhur me dëshirë sepse ju jep ndihmën njerëzve në momente të vështira, kur rrezikohen nga flakët e zjarreve
“Është profesion i bukur, që i vjen në ndihmë qytetarëve kur kanë nevojë, ka një mision të shpëtojë jetë njerëzore, gjënë e gjallë, banesat”,-tha zjarrfikësi
Në përballjen me zjarret e kësaj vere zjarrfikësit kanë përjetuar momente të vështira ndërsa ju kanë ardhur në ndihmë banorëve. Megjithatë kjo nuk mund të ndalë askënd për të mos qenë pjesë e këtij profesioni. Të humanizmit dhe sakrificës për të shpëtuar jetët njerëzore në raste zjarresh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarri përfshin malin e Sopotit, 30 vullnetarë në mbështetje të zjarrfikësve
- EMRI| Kush është i plagosuri me armë zjarri për motive xhelozie në Lezhë