English

Përshkallëzohen protestat në Iran pas vrasjes së gjeneralit Soleimani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qindra persona kanë protestuar në rrugët e Teheranit, disa orë pas sulmit ajror nga Shtetet e Bashkuara, ku mbeti i vrarë Qassem Soleimani, komandanti i forcave elitare iraniane “Quds Force” si dhe arkitekti i rritjes së ndikimit së ushtrisë iraniane në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -

Protestuesit, disa duke djegur flamujt e SHBA-së, Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuara ndërsa disa të tjerë duke mbajtur fotografi të Soleimanit, u mblodhën në kryeqytetit pasi dëgjuan lutjet e së premtes nën drejtimin e klerikut Ayatollah Ahmad Khatami. Gjatë lutjeve, turma brohoriste slogane kundër Shteteve të Bashkuara.  

Irani është betuar se do të marrë hak për vrasjen e Soleimanit, gjeneralit 62-vjeçar që konsiderohej si figura e dytë më me pushtet në Iran, pas Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Sulmi i kryer gjatë natës, i autorizuar nga Presidenti Donald Trump, shënoi një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, kryesisht Izraeli dhe Arabia Saudite.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?