English

Përshtatën ambiente për organizimin e basteve sportive, në pranga 4 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është finalizuar operacioni policor “Bad spin 7” në Tiranë duke bërë të mundur arrestimin e 4 personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive.

- Advertisement -

4 të arrestuarit përshtatën ambiente për organizimin e lotarive në zona të ndryshme të Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, janë sekuestruar 5 aparatete celulare dhe 1 njësi kompjuterike të përdororura në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftim i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 7”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, E. C., 36 vjeç, dhe E. R., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. R., G. H. dhe A. M.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?