Gjashtë persona janë vendosur në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur lokalin për prostitucion dhe shitje të të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në lokal policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policise Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, DVP Lezhë finalizoi operacionin policor të koduar “Fazani”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi K.(B.) L., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u arrestua në flagrancë shtetasja B. L., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;
-u ndalua shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetaset A. V., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, V. H., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe K. O., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.
LEXONI GJITHASHTU: