English

Personi më i pasur në botë ofron 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos është zotuar të hënën se do të shpenzojë 10 miliardë dollarë nga të ardhurat e tij për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

- Advertisement -

Bezos është personi më i pasur në botë me një pasuri e cila i kalon 130 miliardë dollarët.

Fondi për Tokën i Jeff Bezos do të japë grante për shkencëtarët, aktivistët dhe organizatat jofitimprurëse, tha biznesmeni përmes një postimi në Instagram.

“Ndryshimet klimatike janë rreziku më i madh që i kanoset planetit tonë. Dua të punoj së bashku me të tjerët për të zgjeruar ato çka ne dimë si dhe për të shqyrtuar mënyra të reja sesi të luftojmë ndikimin shkatërrues të ndryshimeve klimatike ndaj planetit që ne të gjithë ndajmë së bashku,”.

Amazon, kompania të cilën Bezos themeloi në garazhin e tij në mes të viteve ‘90, është kthyer në një ndër kompanitë më të mëdha globale.

Vitin e shkuar ata lajmëruan se në vitin 2018 kompania kishte emetuar 44.4 milionë ton metrik dyoksid karboni, ndërsa nga ana tjetër kompania Apple deklaroi se kishte emetuar 25.2 milion CO2 në po të njëjtin vit.

Deklarata e Amazon dhe zotimi për të përmbushur nevojat energjetike përmes burimeve të rinovueshme deri të vitin 2030, është mirëpritur nga punonjësit e kompanisë të cilët më parë u larguan për të mbajtur qëndrim ndaj kompanisë dhe për ta nxitur që të bëjë më shumë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?