Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjodhi 4 kandidatë më të mirë që do të garojnë në fund për kreun e BKH si një nga institucionet më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Përmes një njoftimi për mediat Arben Kraja, drejtues i Prokurorisë së Posaçme bën me dije në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).
Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:
1. Aida Veizaj (Hajnaj)
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj
Lexo gjithashtu: Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, 8 kandidatë mbeten në garë
Nis testi i së vërtetës, kandidatët për kreun e Byrosë së Hetimi para poligrafit
Numri 2 i policisë kalon vetingun, Aida Hajnaj pa probleme, kandidon edhe për kreun e BKH-së