English

Pesë të vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm rus në rajonin Donjeck

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Forca Ajrore e Ukrainës tha se e ka zmbrapsur edhe një valë sulmesh ruse me dronë në 12 rajone ukrainase mëngjesin e së shtunës, por sulmet me bomba në rajonin e Donjeckut vranë së paku pesë njerëz dhe plagosën disa të tjerë.

- Advertisement -

“Natën e 6 korrikut, armiku goditi me 27 dronë [të tipit] Shahed”, tha Forca Ajrore në një mesazh në Telegram.

Kundërajrorët ukrainas “ia dolën t’i rrëzojnë 24 dronë në rajonet Dnipropetrovsk, Poltava, Zaporizhja, Herson, Harkiv, Donjeck, Sumi, Çernihiv, Vinitsia, Kiev, Kirovohard dhe Mikolaiv”, tha Forca Ajrore.

Ndërkohë, zyrtarët në rajonin Sumi, në veri të kryeqytetit, Kiev, thanë se dronët rusë e prishën lidhjen e rrymës me ujësjellësin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Më 5 korrik, trupat ruse i hodhën dy bomba në qytetin Selidove në lindje të rajonit Donjeck, duke i vrarë së paku pesë njerëz dhe duke i plagosur tetë të tjerë, tha shefi i administratës ushtarake të këtij rajoni, Vadym Filashkin, në Telegram.

Ndërkohë, në rajonin e Rusisë Krasnodar, dy depo nafte u përfshinë nga zjarri dhe një ndërtesë e telefonisë mobile u dëmtua nga një sulm me dronë gjatë natës së 6 korrikut, thanë zyrtarët rusë, duke e fajësuar Ukrainën për sulmin.

Zyrtarët thanë se dronët ukrainas u rrëzuan mbi dy qarqe të Krasnodarit. Rënia e copëzave të dronëve shkaktoi dëme në ndërtesën e telefonisë mobile në Yeisk, ndërsa një cisternë nafte u përfshi nga zjarri në një depo nafte në fshatin Pavlovskaja.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohet ky pretendim.

Në muajt e kaluar, Ukraina, infrastruktura e së cilës është dëmtuar rëndë nga sulmet e pareshtura ruse gjatë vitit të fundit, i ka rritur sulmet ndaj zonave për prodhimin e karburanteve brenda Rusisë, kryesisht kundër ndërtesave të rafinerisë së naftës, të cilat punojnë për ushtrinë ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?