English

Peticioni i “Nismës Thurje”: Plazhe 100% publike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Nisma Thurje” ka ndërmarrë një peticion ku kërkohet që plazhet në vend të jenë 100% publike.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Marsel Rupi u shpreh se plazhi publik është i domosdoshëm për të shmangur konfliket midis njerëzve, si dhe ndihmon edhe bizneset për pagesën e taksave.

“Ne kërkojmë plazh 100% publik. Të mos ketë asnjë hapësirë të zënë dhe të uzurpuar. Të jenë shezlonget në anë dhe kjo ndihmon edhe biznesin privat. Pse e ndihmon biznesin? Nuk ka nevojë të paguajë një taksë për hapësirën, ai paguan vetëm për aq sa shezlonge ka pasur.

Nuk ndodh më problem siç ndodh në jug kësaj here, që dhe nuk i shkoi njeri dhe taksat janë paguar, është paguar edhe nën dorë për të kapur parcelën. Kjo i heq të drejtës direkte që të jetë monopol ai që ka hotelin”, theksoi ai.

Rupi theksoi se ky peticion vjen pas rasteve të shumta gjatë këtij sezoni turistik, ku ka pasur konflikte mes pronarëve të hoteleve që vendosin shezlonge deri në breg të detit.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?