English

Petkoviç akuzon Kosovën: Fajtorja e vetme që shkakton kriza

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka kritikuar sërish Kosovën gjatë takimit me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, duke thënë se Kosova është “fajtorja e vetme që shkakton kriza”.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Zyrës që udhëhiqet nga Petkoviq, rundi i ri i dialogut në Bruksel do të mbahet javën e ardhshme dhe tema kyçe do të jetë sërish vendimi i Kosovës që të ndalojë përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Gjatë takimit me diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe BE-ja, Petkoviç tha se çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe theksoi “gatishmërinë e Beogradit që nga fillimi i këtij procesi për të gjetur një kompromis, një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme”.

Ai shtoi se Kosova po vendos “kushte të pamundshme dhe pengesa” me “qëllim që të mos arrihet kompromis dhe të thellohet edhe më tej kriza”.

Kosova dhe Serbia kanë këmbyer akuza për dështimin që deri më tani të arrihet një zgjidhje në dialogun në Bruksel, teksa BE-ja pret që palët të gjejnë një zgjidhje bazuar në propozimin e të dërguarit të posaçëm të bllokut, Mirosllav Lajçak, gjatë takimit të radhës që mbahet në mes të majit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?