English

Petkoviç: Serbët në Kosovë presin me padurim vizitën e Brnabiç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç deklaroi se populli serb në Kosovë e pret me padurim vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç.

- Advertisement -

Ai u shpreh se vizita e saj ka peshë dhe domethënie të veçantë për serbët, sepse tregon se vendi i tyre është gjithmonë me ta, shkruan Euronews Serbia.

Petkoviç theksoi se në çdo krizë, tension, sprovë, serbët e Kosovës shikojnë nga Beogradi dhe se pas të gjitha vështirësive që kanë kaluar, kjo vizitë vjen si një përforcim dhe motivim i fortë.

“Mund t’ju them se kryeministrja është shumë e njohur me jetën e popullit tonë dhe se përveç presidentit Aleksandër Vuçiç, ajo gjithmonë ka qenë shumë mirëkuptuese dhe ka dhënë një mbështetje të madhe për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Petkoviç.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë vizitë njëditore në Kosovë, ditën e hënë më 5 shtator. Ajo do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin.

Së bashku me të, do të jenë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviç.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?