English

Petrit Doda zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike për degën Kamzë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Petrit Doda është zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike për e degën e Kamzës. Në fjalën e tij me këtë rast sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se demokratët janë sot, pas kalvarit të kaluar, më të bashkuar se kurrë dhe më të fortë se kurrë.

- Advertisement -

“Ne jemi në këtë ceremoni disa ditë pas zgjedhjeve pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA. Është lajm i madh jo vetëm për ne, por është lajm i madh për të gjithë të djathtët në të gjithë botën. Ai që kurdisi dhimbjen e demokratëve shqiptarë, ai që kurdisi vuajtjen 3 vjeçare të demokratëve shqiptarë, Xhorxh Soros. Sot tentakulat e tij i ka të mbledhura dhe të tkurrura, sepse iu prenë nga votuesit e SHBA më datën 5 nëntor. Ky është lajmi më i madh që mund të përçohet te çdo i djathtë në Shqipëri dhe kudo.

Ne jemi në një fazë të rëndësishme të jetës sonë politike, në fazën e mosbindjes civile, si rruga e vetme për t’u përballur me këtë regjim dhe rruga e vetme për ta detyruar këtë regjim dhe për t’i hapur rrugë asaj që është qeveria teknike. Prandaj ne, do të punojmë paralelisht në disa drejtime.

Kryesia e re që do të zgjidhet nesër, së bashku me kryetarin dhe i gjithë ekipi që do të marrë votëbesimin tuaj dhe të gjithë demokratëve kanë detyrë të shëndoshin dhe të vitalizojnë strukturat tona. Kamza e sotme nuk është Kamza e para 4 viteve. Ne duhet të jemi të qartë që e vetmja rrugë është kjo, do punojmë për mosbindje civile. Do të bëjmë gati për zgjedhje edhe strukturat tona.

Sigurisht që është punë e madhe dhe në 5-6 muaj, por ne kemi treguar se kur mobilizohemi ne ia dalim. 3 muaj në zgjedhjet e 2021 punuam dhe luftuam së bashku dhe për 3 muaj i dhamë një fitore PD në Kamëz si askund tjetër”, tha Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?