English

Pezullimi i lejeve bllokon ndërtuesit, sigurimi i detyrueshëm shton kostot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas turizmit, ndërtimi vijon të mbetet sektori i dytë më i rëndësishëm në ekonomi, me mbi 1.3 miliard euro kontribut në prodhimin kombëtar.

- Advertisement -

Zona Durrës-Tiranë ka numrin më të madh të lejeve të ndërtimit. Pezullimi i lejeve të ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti, nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, pritet të sjellë pasoja mbi këtë sektor.

Ndërkohë, për këtë vit ndërtimi do të vijojë ritmin e rritjes, bazuar mbi lejet e dhëna deri tani. Vetëm për tremujorin e tretë korrik-shtator 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për godina të reja u rrit me 2.1 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Megjithatë ky vit paraqitet sfidues për ndërtuesit.

Taksa 3 për qind e strehimit social dhe sigurimi i detyrueshëm i pallateve deri në dhjetë vjet pritet të rrisin çmimet e apartamenteve.

Qeveria do të kërkojë vjeljen e taksës së strehimit social që në nisje të ndërtimit dhe jo të gjithë ndërtuesit disponojnë para kesh të paguajnë paradhënie 3 për qind të sipërfaqes së godinës me çmim tregu.

Nga ana tjetër, sigurimi i detyrueshëm i pronës nga tërmeti llogaritet 1 për qind i çmimit te tregut të banesës dhe e paguar për 10 vjet do te thotë 10 për qind te çmimit te referencës.

Ndërtuesit ankohen se për ndërtimin kemi një ndër sistemet e taksave më të larta në rajon dhe shumë sipërmarrës të sektorit po i transferojnë ndërtimet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 Gjithashtu sektori pritet të ndihmohet shumë nga aktiviteti i rindërtimit nga tërmeti, që do të nisë së shpejti.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?