English

Pezullohen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur vendimin për të pezulluar të gjitha shërbimet që ofrohen në sportelet e Policisë së Shtetit, përfshirë aplikimet për dokumente identifikimi.

- Advertisement -

Masat janë marrë për kuadër të parandalimit të përhapjes së coronavirusit dhe do të jenë në fuqi deri më 3 prill.

Ministria e Brendshme bën të ditur se, shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike.

Masat:

1. Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779

2. Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!

3. Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.

4. Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?