English

Pezullohet kompensimi i pronave, 26 mijë dosje ende në pritje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Trajtimi i dosjeve dhe kompensimi i ish-pronarëve është pezulluar sërish. Agjencia e Trajtimit të Pronave prej një jave nuk ka firmosur kërkesë për shpërndarje parash, njeherazi nuk po shqyrton asnjë prej pretendimeve të subjekteve të shpronësuar.

- Advertisement -

Shkak është bërë një vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë një padi nga Komuniteti Mysliman dhe e ka shfuqizuar skemën e kompensimit në fjalë.

Thënë ndryshe, buxheti i shtetit në dispozicion të pronarëve të ngrijë dhe procesi mund të zgjatet sërish përtej afateve të përcaktuara.

Në ATP, janë 9000 dosje në shqyrtim që kishin afat kompensimi vitin 2024 dhe pjesa tjetër me 17 000 kërkesa të pranuara të mbyllej përfundimisht në fund të vitit 2026.

Vlera e përgjithshme e kompensimit të tyre arrin në 101 mld lekë dhe buxheti i shtetit programon cdo vit një shumë të caktuar që rritet progresivisht pas çdo viti.

Komuniteti Musliman kundërshtoi ligjin në fuqi, duke ankimuar në Gjykatë mënyrën sesi vlerësohej prona dhe mënyrën sesi kompensohej financiarisht ajo. Në ndryshimet e vitit 2022 u vendos që përllogaritja e pronës për kompensim të bëhej sipas kategorisë që ka qenë në kohën e kompensimit, pra sipas zërit të vjetër kadastral.

Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ende nuk është zbardhur i plotë, rrezikon të hapë një fazë të re në këtë proces që ka nisur nga viti 1993.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×