Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë, Fatmir Plakiqi është pezulluar nga detyra.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku, e cila informoi se në këtë detyrë është zgjedhur Bujar Kaquri.
Ajo tregoi edhe arsyen e largimit të përkohshëm të drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
“Koha e pezullimit ashtu siç parashihet me legjislacion do të respektohet ajo kohë, mirëpo do të mundohemi që sa më shpejt edhe si Bord të marrim edhe vendimin përfundimtar. Arsyetimi që është dhënë për largim të përkohshëm nga detyra e drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore është që të kemi një siguri ne si Bord në këtë fazë në sigurimin e informacioneve dhe raporteve të ndryshme që na duhet t’i analizojmë për një periudhë kohore”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU