Shefi i sektorit të Policisë rrugore në Dibër, Robert Aga është pezulluar nga detyra, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge.
Kryekomisari është pezulluar mbrëmjen e së premtes me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu.
Uniformat blu zhvilluan një operacion anti-drogë të koduar “Trazit” të shtrirë në 5 qytete, ku krahas 51-vjeçarit Aga, janë vënë në pranga edhe 6 persona të tjerë.
Sipas policisë të arrestuarit trafikonin kanabis në formë çokollate nga Greqia në Shqipëri.
Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate ndërsa shefi i policisë rrugore në Diber Robert Aga nuk është një emër panjohur.
Ai doli në përgjimet e publikuara në qershor të 2019-ës nga media gjermane “Bild” teksa bisedonte me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetë të partisë socialiste për t’i mundësuar transferimin si shef komisariati në Bulqizë.