English

Pezulloi mësimin dy javë për shkak të coronavirusit, ministrja e Arsimit i heq licencën shkollës private

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Paniku i përhapur ditët e fundit për coronavirusin ka bërë që një shkollë private në Tiranë të vendosë pezullimin e mësimit për dy javë.

- Advertisement -

Ky vendim solli reagimin e menjëhershëm të ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila njoftoi heqjen e licencës për këtë institucion arsimor, nxënësit e të cilit do të transferohen në një shkollë tjetër.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, – shkruan ministrja në profilin e saj në Facebook.

Situata e panikut në vend erdhi duke u rritur 2 ditë më parë, kur u konfirmua viktima e parë nga coronavirusi në Itali, numër i cili sot është rritur në 6, ndërsa rastet e identifikuara si të prekura tani janë 220.

Ndërkohë, në vendin tonë deri më tani nuk ka asnjë rast të identifikuar me coronavirus, edhe pse frika mes qytetarëve është rritur së tepërmi për shkak të lajmeve të rreme që si gjithmonë në këto situata vërshojnë në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu: Përhapja e lajmeve false për coronavirusin, Prokuroria nis hetimet

A ka mbërritur coronavirusi në Shqipëri? Ja si përgjigjet drejtoresha e ISHP-së

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?